Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:45 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
13:43 Marrëveshja e re KFOR-Islandë për hapësirën ajrore vlen deri në vitin 202813:40 Abdixhiku: Beteja e gjashtëshe është për kryetar të LDK-së13:38 Kushtrimi shkon me burra për t’ia kërkuar dorën Aurorës13:33 KFOR-i dhe Islanda nënshkruajnë marrëveshjen për hapësirën ajrore mbi Kosovë13:28 Elena Sadiku futet në listën e Topit të Artë13:23 Shqipëria shënon rritje në rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 202513:18 Ellen Burstyn nderohet me Luanin e Artë në Festivalin e Filmit në Venecia13:13 Kurti takon ekipin e xhudos për forcimin e sportit në prag të 203013:10 Kurti: Serbia kaloi në adhurim shtetëror të gjenocidit për Mlladiqin13:08 Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër “POLIC”
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport BOTA

Pse mundi Anglia Francën 6-4?

Anglia siguroi vendin e tretë në Kupën e Botës me një rezultat tenistik

Redaksia ZHURMA 11:58 Përditësuar 07:20 1 min lexim
Pse mundi Anglia Francën 6-4?
FOTO · Foto: Cleveland Browns 17-39 Miami Dolphins (Nov 13, 2022) - Hard Rock Stadium - file / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

MIAMI — Anglia mundi mbrëmë Francën në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës në futboll, me rezultatin 6-4. Ndeshjen e luajtur në stadiumin “Hard Rock” në Miami Gardens, Florida, Anglia e nisi shkëlqyeshëm dhe kaloi në avantazh që në minutën e tretë, me anë të Declan Rice, pas një gabimi në mbrojtjen franceze.

Francezët u përpoqën të reagonin, por Anglia vazhdoi të kontrollonte ritmin e lojës. Në minutën e 19-të, Ezri Konsa dyfishoi rezultatin me një goditje të saktë me kokë. Mesfusha angleze dominoi zotërimin e topit dhe fitoi shumicën e dueleve.

Franca krijoi disa raste të mira, por Dean Henderson bëri pritje vendimtare. Sulmet e shpejta të Anglisë vazhduan t’i shkaktonin probleme mbrojtjes kundërshtare dhe në minutën e 37-të, Bukayo Saka realizoi golin e tretë pas një aksioni të bukur sulmues. Saka shënoi sërish në minutën 45+1, pas një aksioni personal.

Franca nuk gjeti zgjidhje për të thyer organizimin e fortë të anglezëve gjatë pjesës së parë. Ekipet shkuan në pushim me rezultatin 4-0 në favor të Anglisë, e cila zhvilloi një pjesë të parë pothuajse perfekte. Pjesa e dytë ishte shumë më e hapur dhe spektakolare, me të dyja skuadrat që krijuan raste të shumta shënimi.

Franca reagoi fuqishëm duke realizuar tre gola, dy me Mbape (48′ dhe 66′) dhe një me Barcola (54′) duke rikthyer emocionet në takim. Megjithatë, Anglia ruajti qetësinë dhe arriti të shënojë edhe një herë me penallti me anë të Saka (87′), duke mbajtur kontrollin e rezultatit.

Burim: KultPlus
— Redaksia ZHURMA

Komentet