Angellov: Këshilltar në DMSH u arrestua për kërkim ryshfeti
Drejtori i DMSH-së tregon se një qytetar denoncoi kërkesën për 500 euro ryshfet.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një i punësuar në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili mban pozitën e këshilltarit për planifikim urbanistik, është arrestuar nën dyshimet për marrje ryshfeti. Drejtori i këtij institucioni, Stojançe Angellov, bëri të ditur se rasti u zbulua pas një denoncimi të bërë nga një qytetar, i cili e kishte njoftuar përmes një telefonate se zyrtari i kishte kërkuar 500 euro në këmbim të lëshimit të një mendimi pozitiv për ndërtimin e një objekti.
Sipas Angellovit, pas marrjes së këtij informacioni, qytetari u udhëzua që rastin ta denonconte menjëherë në Departamentin për Krim të Organizuar pranë Ministrisë së Punës dhe Brendshme. Drejtori përshëndeti aksionin e policisë që rezultoi me arrestimin e të dyshuarit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të paraqesin çdo rast të paligjshmërisë te institucionet kompetente, ndërsa shprehu mirënjohje për punonjësit e tjerë që punojnë me ndershmëri.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar