Andrey Santos transferohet te Manchester United për 56 milionë euro
Pse investoi Manchester United rreth 56 milionë euro te mesfushori brazilian, që mund të luajë si mesfushor defensiv dhe numër 8?
PRISHTINË — Manchester United ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e mesfushorit brazilian Andrey Santos. Sipas raportimeve, "Djajtë e Kuq" do të paguajnë rreth 56 milionë euro për shërbimet e Santos, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 2.3 milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Chelsea ka siguruar gjithashtu 10 për qind të përfitimit nga një shitje e ardhshme e lojtarit. Mesfushori 22-vjeçar ka arritur marrëveshje personale me Manchester United dhe ka marrë lejen nga Chelsea për të udhëtuar dhe për të përfunduar procedurat e transferimit.
Santos, i cili mund të luajë si mesfushor defensiv ashtu edhe si numër 8, kërkonte më shumë hapësirë në formacionin titullar, gjë që në Chelsea ishte bërë më e vështirë pas rinovimit të kontratës së Moises Caicedos deri në vitin 2033.
Braziliani iu bashkua Chelseat në vitin 2023 nga Vasco da Gama. Gjatë sezonit 2025/26 ai regjistroi 43 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar katër asistime.
Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA