Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Si do të funksionojë roamingu i Maqedonisë së Veriut në BE?

Ministri Stefan Andonovski thotë se pala maqedonase ka mbaruar procedurat, por vendimi final varet nga Bashkimi Evropian.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, deklaroi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të përdorin internetin në vendet e BE-së me tarifa si në vend, por vendimi final varet nga Bashkimi Evropian.

Si do të funksionojë roamingu i Maqedonisë së Veriut në BE?
Foto: telegrafi.com

Në një intervistë për Alsat, Andonovski tha se katër rregullativat e nevojshme tashmë janë përfunduar dhe dërguar në Qeveri, si dhe tek Komisioni Evropian për mendim. Ai shprehu shpresën që procesi të nisë gjatë vitit 2027, duke theksuar se ligji është përgatitur në bashkëpunim me të gjithë operatorët.

"Ne nga ana jonë procedurat i kemi mbaruar", tha Andonovski, duke shtuar se Këshilli Evropian duhet të sjellë vendime që Komisioni të fillojë negociatat me shtetet e Ballkanit Perëndimor për marrëveshje asociimi dhe stabilizimi.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme