Zhurma Press E Premte · 28 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:03 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport KOS

Pse largohet Amir Saipi nga Lugano?

Portieri i Kombëtares së Kosovës do të vazhdojë karrierën në Spanjë, pasi konfirmoi transferin te CD Castellón

Redaksia ZHURMA 20:56 Përditësuar 17:24 1 min lexim
Pse largohet Amir Saipi nga Lugano?
FOTO · Foto: Muff Potter OBS 2024 Felix Gebhard 08 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Amir Saipi, portieri i Kombëtares së Kosovës, ka dhënë fund aventurën e tij me Luganon dhe do ta vazhdojë karrierën në futbollin spanjoll. Klubi zviceran ka konfirmuar largimin e 26-vjeçarit, i cili do të transferohet te CD Castellón, skuadër që garon në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Saipi iu bashkua Luganos më 10 shtator 2021 nga Schaffhauseni dhe gjatë pesë sezoneve me fanellën bardhezi zhvilloi 180 ndeshje, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Destinacioni i tij i ri është Castellóni, klub që sezonin e kaluar u eliminua në “play-off” për inkuadrim në La Liga nga Almeria. Në edicionin e kaluar, portier titullar i skuadrës ishte belgu Roman Matthys, i cili regjistroi 40 paraqitje në kampionat.

Shuma zyrtare e transferimit nuk është bërë publike, por mediat zvicerane raportojnë se marrëveshja kap vlerën e rreth 1 milion eurove, duke përfshirë bonuset dhe një përqindje nga shitja e ardhshme e portierit kosovar.

Lugano kishte përgatitur tashmë zëvendësimin e Saipit, pasi gjatë kësaj afati kalimtar transferoi portierin gjerman Felix Gebhardt, 24 vjeç, i ardhur nga Regensburg, i cili pritet të jetë rezervë e David von Ballmoos.

Kalimi në Spanjë përfaqëson një hap të ri në karrierën e Amir Saipit, i cili synon të vazhdojë zhvillimin e tij në një kampionat konkurrues dhe të ruajë vendin e titullarit edhe në Kombëtaren e Kosovës.

Burim: Ekonomia Online, https://ekonomiaonline.com/amir-saipi-largohet-nga-lugano-transferohet-ne-spanje/ — Redaksia ZHURMA

Komentet