Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Ku do vazhdojë karrierën Amir Saipi?

Te CD Castellon

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, ka mbyllur aventurën e tij me Luganon dhe do ta vazhdojë karrierën në Spanjë. Klubi zviceran ka konfirmuar largimin e 26-vjeçarit, i cili do të transferohet te CD Castellon, skuadër që garon në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Ku do vazhdojë karrierën Amir Saipi?
Foto: Ilustrim · Santiagobernabeupanoramav45 (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons

Saipi iu bashkua Luganos në vitin 2021 nga Schaffhauseni dhe gjatë pesë sezoneve me fanellën e klubit zviceran zhvilloi 180 paraqitje, duke u bërë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit. Me Luganon ai fitoi edhe Kupën e Zvicrës në vitin 2022.

Castellon, klubi i ri i portierit kosovar, sezonin e kaluar ishte afër inkuadrimit në La Liga, por u eliminua në “play-off” nga Almeria. Sipas mediave zvicerane, vlera e transferimit të Saipit mund të jetë rreth 1 milion euro, përfshirë bonuset dhe një përqindje nga shitja e ardhshme e tij, megjithëse shuma zyrtare nuk është bërë publike.

Burim: Ekonomia Online — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme