Zhurma Press E Enjte · 01 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:06 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:06 Adrian Hila në qendër të skandali pas shpërndarjes së videove intime me personalitete VIP02:56 Fondacioni Çamëria: Presidenti grek kërcënon integrimin e Shqipërisë nga vendi i…02:51 Orari dimëror i parkimit zonal hyn në fuqi të enjten në Shkup02:36 Policia e Tiranës nis hetime për videot intime të personazhave publike shpërndarë online02:27 Vedat Muriqi, 32 vjeç, rrit vlerën e tregut me 2.5 milionë euro02:11 Ronaldo mungon nga stërvitja e Portugalisë, Jesus mohon incidente01:46 Aldor Nini paralajmëron portalet e lajmeve për videozitë intime00:52 Berisha përshëndet marrëveshjen e subjekteve shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë00:50 Rrëfimi emocionues i një ish-ushtari të UÇK-së23:29 Dejan Jovanov lirohet nga paraburgimi në rastin Pulse
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë MKD

Pse u refuzuan amendamentet për Ligjin për përfaqësim të drejtë?

Debati mbi projektligjin për përfaqësim adekuat dhe të drejtë vijon në Komisionin Parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve

Redaksia ZHURMA 17:23 Përditësuar 07:11 1 min lexim
Pse u refuzuan amendamentet për Ligjin për përfaqësim të drejtë?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Komisioni Parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve vazhdoi me debatin mbi amendamentet mbi projektligjin për përfaqësim adekuat dhe të drejtë në lexim të dytë.

Sot para anëtarëve të komisionit janë 31 amendamente, por për shkak të diskutimeve dhe shpjegimeve të gjera, deputetët arritën të shqyrtojnë vetëm tre amendamente që përfaqësuesi i Qeverisë, zëvendëskryeministri Bekim Sali dhe ministër i Çështjeve Evropiane, nuk i pranoi.

Deputetja Rina Ajdari propozoi që ligji të ndryshohet dhe se ai do të mundësonte që, në çdo punësim në një organ publik, pozicionet e lira të shpërndahen proporcionalisht midis komuniteteve sipas përqindjes së regjistrimit, të zgjidhet kandidati me vlerësimin më të ulët dhe, pas tre shpalljeve të pasuksesshme, pozicioni të hapet për një konkurs të përgjithshëm.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Çështjeve Evropiane Bekim Sali nuk e pranoi amendamentin e propozuar, duke shpjeguar se propozimi i deputetes Ajdari është në kundërshtim me sistemin ekzistues të punësimit.

Deputeti nga partia politike Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, Sali Murati, kërkoi që ligji të tërhiqet sepse, siç tha ai, është antikushtetues, antidemokratik, jofunksional dhe nuk kontribuon në përfaqësimin e drejtë të komuniteteve.

Kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ljupço Prendzov, e ndërpreu përkohësisht seancën për shkak të angazhimeve qeveritare të zëvendëskryeministrit Bekim Sali dhe njoftoi vazhdimin e debatit të amendamenteve për projektligjin për përfaqësim adekuat dhe të drejtë.

Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, u miratua nga Qeveria më 7 prill dhe u dorëzua në Kuvend më 8 maj.

Në Maqedoninë e Veriut për mbi dy vite nuk ka zgjidhje ligjore që garanton përfaqësim të drejtë dhe adekuat të qytetarëve gjatë punësimit të tyre në institucionet shtetërore.

Burim: Portalb, https://portalb.mk/u-refuzuan-amandamentet-per-ligjin-per-perfaqesim-te-drejte-vijon-debati/
— Redaksia ZHURMA

Komentet