Pse Ali Ahmeti i quanfon politika revanshiste?

Kreu i BDI-së thotë se përfaqësuesit shqiptar në Ohri janë të pavlerë

Pse Ali Ahmeti i quanfon politika revanshiste?
Foto: Wikimedia Commons

— Dibër, nga takimet për konsolidimin e strukturave partiake, Kryetar i BDI-së Ali Ahmeti i quajti politika revanshiste patriotike këto të pushtetit aktual. Ai ftoi të mos preket mbi të arriturat e marrëveshjes së Ohrit duke shtuar se nuk mund të rrinë indiferent kur dikush prek në palcë.

Ahmeti tha se përfaqësuesit shqiptar që e kanë marrë guximin të jenë aty pa legjitimitetin e shqiptarëve, janë të pavlerë. “Kanë menduar që ai Titaniku, 800 metra i gjatë, nuk fundoset sepse është gjigand i madh. Por jo, kur të jesh në mes të oqeanit dhe t’i biesh ajsbergut, jo titanik por bëhu çelik se nuk e përballon dot,” tha ai.

Ai shtoi se këtu po prekën mbi Marrëveshjen e Ohrit, po prekën mbi gjuhën, po prekën mbi të drejtat që i kemi larë me gjak, që nuk na i ka dhënë kërkush dhuratë. “Se këtu ka njerëz që kanë humbur gjymtyrë, këtu ka njerëz që kanë humbur më të dashurit, këtu ka që rriten jetimë. Këto gjëra, ato që mendojnë të rrënojnë dhe të prekin mbi të arriturat e gjakut, duhet të jenë tre herë më burra se ne,” tha Ahmeti.

— Burim: Alsat-M, https://alsat.mk/ali-ahmeti-politikat-e-pushtetit-jane-revanshiste-dhe-te-rrezikshme/ — Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Sa punonjës i mungojnë Shtëpisë së të Moshuarve në Kumanovë?
  2. Çfarë po ndryshon me autostradën e reja Shkup-Bllacë?
  3. Çfarë ndodhi në shkollën fillore në Gjorce Petrov?
  4. Si zbatohet burgu shtëpiak me hallka elektronike në Kërçovë?

Vazhdo leximin