Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Alessandro Del Piero pëson lëndim të rëndë në Cyrih

Legjenda e Juventusit dëmtohet gjatë një ndeshjeje miqësore në Zvicër dhe shihet me paterica në aeroportin e Torinos.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë një ndeshjeje miqësore në Cyrih, ku morën pjesë yje të njohur të futbollit si Ronaldinho. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Zurich All-Star Game, ku u ballafaquan skuadrat «Del Piero & Friends» dhe «Ronaldinho & Friends». Incidenti ndodhi gjatë një tentative për të realizuar një veprim teknik me thembër, moment në të cilin ish-futbollisti italian përfundoi në tokë nga dhimbjet dhe u largua nga fusha duke çaluar dukshëm.

Alessandro Del Piero pëson lëndim të rëndë në Cyrih
Foto: demokracia.com

Gjendja e tij ngriti shqetësime, pasi shkalla e dëmtimit duket më serioze se një goditje e zakonshme. Kthimi në Itali solli pamje të reja, kur ish-reprezentuesi italian u pa duke përdorur paterica në aeroportin e Torinos. Gjatë karrierës së tij të pasur, Del Piero ka lënë gjurmë të pashlyeshme te Juventus, me të cilin fitoi trofe të shumtë vendorë, ndërsa me Kombëtaren e Italisë u kurorëzua kampion bote në vitin 2006.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Vërmicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme