Alarmi për sigurinë në Gjilan: Pesë jetë të humbura brenda tri javësh
Qyteti i Gjilanit është tronditur nga një varg ngjarjesh tragjike dhe vrasjesh që kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe përgjegjësinë institucionale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJILAN — Qyteti i Gjilanit po përballet me një alarm të rëndë sigurie, pasi brenda tri javësh janë regjistruar pesë viktima nga disa raste të dhunës dhe vrasjeve. Ngjarjet e rënda kanë tronditur opinionin publik dhe kanë shtruar nevojën për një reflektim më të gjerë shoqëror, maturi, vigjilencë dhe përgjegjësi institucionale nga organet e rendit dhe drejtësisë.
Seria e tragjedive nisi më 9 tetor në fshatin Livoç i Poshtëm, ku u vranë një grua 27-vjeçare dhe vëllai i saj 31-vjeçar, ndërsa një familjar 48-vjeçar mbeti i plagosur rëndë. Vetëm dy ditë më vonë, më 11 tetor, në fshatin Pogragjë, një 29-vjeçar humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri, ku si i dyshuar u largua babai i viktimës. Ndërkaq, më 1 nëntor, në fshatin Demiraj u gjetën pa shenja jete një 27-vjeçar dhe një foshnjë, ndërsa policia arrestoi babanë e viktimës së rritur, një 65-vjeçar, duke e cilësuar rastin si vrasje e rëndë.
Këto ngjarje alarmante kanë bërë që të kërkohet prani më e madhe e policisë në terren, hetime të paanshme nga prokuroria dhe garanci për drejtësi e siguri juridike nga gjykatat, për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.