Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Al Hilal nis bisedimet për Dembelen — PSG nuk e lëshon francezin

Al Hilali e ka bërë sulmuesin francez, fitues i 'Topit të Artë', objektivin kryesor të merkatos verore.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PARIS — Al Hilal ka nisur bisedimet e para për një transferim të mundshëm të sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele. Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, përmes degës zvicerane të Sky Sports, klubi saudit e ka identifikuar fituesin e 'Topit të Artë' si objektivin kryesor të merkatos, në përpjekje për të bërë një tjetër goditje të madhe.

Al Hilal nis bisedimet për Dembelen — PSG nuk e lëshon francezin
Foto: Ousmane Dembele France v Senegal 16 June 2026-341 (cropped) / Wikimedia Commons

Pas transferimit të Crysencio Summerville nga West Ham United, Al Hilal synon ta forcojë edhe më shumë repartin ofensiv me reprezentuesin francez. Raportohet se tashmë kanë nisur diskutimet fillestare me përfaqësuesit e Dembele për një transferim të mundshëm. Megjithatë, Paris Saint-Germaini nuk është i gatshëm të heqë dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme