Zhurma Press E Diel · 23 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:25 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë MKD

Pse nuk merren vesh akuzat e partive për kodin zgjedhor?

BDI dhe LSDM-i kundërshtojnë ndryshimet, ndërsa VLEN-i i vlerëson si pjesë e reformave

Redaksia ZHURMA 17:13 Përditësuar 18:02 1 min lexim
Pse nuk merren vesh akuzat e partive për kodin zgjedhor?
FOTO · Ilustrim · Assembly of the Republic of Kosovo (CC BY 3.0 pl) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

—— Ndryshimet në Kodin zgjedhor kanë hapur debat mes partive politike. Koordinatorja e grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari deklaroi se kanë dështuar bisedimet për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Ajdari tha se pas arritjes së konsensusit, VMRO-DPMNE-ja u tërhoq nga dy pika të rëndësishme. Ajdari tha se BDI mbetet në qëndrimin që vendi ka nevojë për një njësi zgjedhore, me lista të hapura dhe me prag zgjedhor prej 5% të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listë zgjedhore.

LSH-i opozitare ka paralajmëruar bllokim me 10 mijë amendamente, ndërsa Levica me 3500. Samir Mustafa /SHENJA/

Kryetari i partisë, Ziadin Sela, bëri të ditur se deputetët e kësaj partie kanë dorëzuar amendamente dhe paralajmëruan se do të bllokojnë miratimin e Kodit Zgjedhor nëse diasporës nuk i mundësohet të votojë në zgjedhjet lokale, qoftë në mënyrë elektronike apo me postë.

Sela akuzoi VMRO-DPMNE-në, BDI-në dhe VLEN-in se, sipas tij, janë pajtuar për ta përjashtuar diasporën nga zgjedhjet lokale, me qëllim që vota e mërgatës të mos ndikojë në rezultatet në komuna me rëndësi, si Kërçova, Bërvenica dhe Buteli.

Bekim Qoku nga partia VLEN theksoi se partia mbështet çdo model që i mundëson diasporës të ushtrojë të drejtën e votës në mënyrë të sigurt dhe transparente, qoftë përmes votimit elektronik apo formave të tjera të besueshme.

Sipas tij, mërgata nuk duhet të kujtohet vetëm për kontributin ekonomik, por duhet të jetë pjesë edhe e vendimmarrjes politike.

Burim: Shenja, shenja.tv
— Redaksia ZHURMA

Komentet