Aktivitet simbolik në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka organizuar aktivitetin “Kanavaca dhe Gjurmët e Solidaritetit”.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka organizuar aktivitetin simbolik të quajtur “Kanavaca dhe Gjurmët e Solidaritetit”. Gjatë këtij organizimi janë vendosur hapa simbolikë nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës deri te Memoriali “Heroinat”. Aktiviteti ka për qëllim përcjelljen e mesazhit të kujtesës dhe solidaritetit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Pranë memorialit “Heroinat”, hapa simbolikë ka vendosur edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


