Aksident në Tiranë, urbani përplaset me një automjet te rruga “Bardhyl”
Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, ku një urban është përplasur me një automjet.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, është përplasur me një urban të linjës së Linzës. Pas përplasjes, urbani ka goditur edhe një motor që ishte i parkuar në anë të rrugës, ndërsa ka dalë nga rruga duke dëmtuar edhe pemë e një semafor.
Përplasja ka shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar nga autoritetet.