Pse u prezantua Akil Dashevci në Muzeun e Picassos?
Piktori shqiptar prezantohet me dy vepra në ekspozitën Port Gallery në Barcelonë
Me dy piktura, Akil Dashevci është prezantuar në ekspozitën Port Gallery, që është hap në Muzeun e Picassos në Barcelonë. Nga Fondacioni Akili është bërë e ditur se dy veprat e Akilit janë prezantuar para publikut dhe janë vlerësuar nga kritikë të njohur të artit, ndërsa janë përshkruar dhe interpretuar nga kuratorët e organizimit PitturiAmo, duke marrë vëmendje të veçantë për cilësinë dhe mesazhin artistik.
Ekspozita që është hapur më 10 korrik do të jetë e hapur deri më 17 korrik në Muzeun e Piccasos në Barcelonë ku pritet të zhvillohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve për artistët pjesëmarrës. Burim: Gazeta Tema, https://www.gazetatema.net/
— Redaksia ZHURMA

