Ajas Myrtezani jep dorëheqjen nga pozita e drejtorit në Bellobrad
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të shkollës në Bellobrad ka njoftuar dorëheqjen e tij përmes një letre publike.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët «Sezai Surroi» në Bellobrad, Ajas Myrtezani, ka njoftuar se ka paraqitur dorëheqjen nga kjo pozitë përmes një letre publike drejtuar kryetarit të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, dhe drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Zeni Krasniqi.
Myrtezani ka shprehur falënderimin për besimin e dhënë gjatë viteve në këtë detyrë, duke shtuar se në këtë post ishte propozuar nga kolegët dhe ishte emëruar nga kryetari i komunës. Sipas tij, shkolla gjendej në një gjendje shumë të vështirë kur ai e mori përgjegjësinë, ndërsa tani është vendosur në binarët e duhur me punë dhe përkushtim.
Në letrën e tij, ai ka theksuar se gjatë mandatit i ka shërbyer shkollës, nxënësve dhe interesit të tyre, e jo politikës, duke shtuar se largohet me kokën lart dhe me bindjen se ka dhënë maksimumin.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar