Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 11:17 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
11:13 Policia ndërhyn në protestën e transportit te Bashkia e Tiranës11:09 Kurti kërkon bashkëpunim nga përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës11:04 Përfaqësuesja e Kosovës merr pjesë në Kampionatin Ballkanik të Seniorëve në pingpong10:59 Bleona Qereti me mesazh për Kosovën në ditën e aktgjykimit në Hagë10:49 Zv.presidenti i PE: Protestuesit në Tiranë nuk janë vetëm10:39 Monumenti i mbretëreshës Teuta vendoset në Shëngjin10:33 Gjithsej 12 zjarre të regjistruara, 11 të shuar dhe një nën kontroll10:29 Vëllai i Jakup Krasniqit: Arsye për t'u dënuar nuk ka10:24 Bleona Qereti me maicë “I love Hashim Thaçi” në mbështetje të krerëve të UÇK-së10:19 Altini beson se vendimi i Gjykatës Speciale do të jetë lirues
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Politikë MKD

Ahmeti e quan antishqiptar ligjin për përfaqësim të drejtë

Gashi: Nuk planifikojmë ta miratojmë fshehurazi, ligji pritet të sillet në vjeshtë

Redaksia ZHURMA 18:23 Përditësuar 18:25 1 min lexim
Ahmeti e quan antishqiptar ligjin për përfaqësim të drejtë
FOTO · Foto: North Macedonia parlament at night, img 2 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Propozimi ligjor për përfaqësim të drejtë është antishqiptar, thotë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai në një intervistë theksoi se draft-ligji i dërguar nga Qeveria në Kuvend nuk i përfaqëson drejt shqiptarët në institucionet publike. Shtoi se deputetët e Frontit Evropian nuk do ta votojnë këtë version dhe paralajmëroi ndërhyrje me amendamente.

“Ligjet që propozohen janë antishqiptare dhe janë kundër Marrëveshjes së Ohrit. Ligji për arsim është ligj kundër arsimimit të shqiptarëve të arsimit të lartë. Ligji për përfaqësim të drejtë është kundër shqiptarëve, nuk parashihet as etnia e as sanksionet për ata që nuk e zbatojnë parimin e përfaqësimit të drejtë. Është flluskë sapuni, mbetet në vullnetin e palës shumicë, sikurse në të kaluarën. Na duhen për dekor shqiptarët!”, tha Ahmeti.

Edhe pse draft-ligji ka kohë që është miratuar në Qeveri, vazhdon të mbetet në sirtarët e Kuvendit. Pas vendosjes në rend dite në seancë plenare, u largua nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. Ai tha se ligji mund të ketë mangësi, por është më mirë të ketë ligj sesa të mos ketë fare. “Do ta shfrytëzoj të drejtën time për të vlerësuar se kur është momenti më i përshtatshëm që ky ligj të hidhet në votim. Qytetarët dhe opozita le ta dinë se nuk planifikojmë ta miratojmë fshehurazi. Seanca do të thirret, të gjijë deputetët do të ftohen dhe vendimin do ta marrë seanca plenare”, u shpreh Gashi.

Duke qenë se Kuvendi shkon në pushim veror, propozimi pritet të sillet në vjeshtë. Më herët opozita shqiptare e akuzoi Gashin se po e mban peng ligjin, duke pritur një moment kur opozita nuk është e pranishme. Sipas VLEN, ky ligj do të zëvendësojë mekanizmin e balancuesit, tashmë të shfuqizuar, dhe pasi drafti ka kaluar edhe mendimin e Komisionit të Venecias, pritet të marrë epilog përfundimtar me miratimin në Kuvend.

Burim: TV21
— Redaksia ZHURMA

Komentet