Zhurma Press E Diel · 27 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 00:43 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
00:33 Albatros Rexhaj: Belinda Balluku është si Bela, që kontrollon të gjitha00:18 Punime në rrjetin elektrik, ndërprerje të rrymës të dielën00:13 Protesta në diasporë për UÇK-në: Shqiptarët në Gjermani dhe Finlandë mbajnë protesta ku…23:58 Zvicra merr fitore të madhe në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut23:04 Vëzhgues rusë nga GRU dhe senatërs sanksionuar të përfshirë në zgjedhjet e Bosnjës22:45 Visar Morina sjell dramën e një familjeje përballë vështirësive ekonomike22:16 Rikthehet Saimir Tahiri: 'Ka kaq shumë për të thënë...'20:46 Protesta kundër vendimit të Hagës, qytetarët nisin tubimin në Prishtinë20:36 Kurti për Masakrën e Abri së Epërme: Mizoria e Serbisë nuk harrohet19:48 Një 19-vjeçar vdes në vetaksident në magjistralen Suharekë-Prizren
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë DIA

A janë këta gërrnaçat e Valon Sylës - tensionet në Kuvend dhe fytyra e vërtetë e mërgatës

Redaksia ZHURMA 20:56 1 min lexim
A janë këta gërrnaçat e Valon Sylës - tensionet në Kuvend dhe fytyra e vërtetë e mërgatës
FOTO · Kuvendi i Kosovës sot u kthye në arenë gladiatorësh Arkivi ZHURMA

A janë të gjithë mërgimtarët gërnaça?
Jo.

A janë gërnaça mërgimtarët që sot sulmuan deputetët?
Po.

Ky është pak a shumë thelbi i asaj që gazetari Valon Syla e tha vite më parë, pa e zbutur dhe pa e ekzagjeruar. Ai nuk i quajti kurrë të gjithë mërgimtarët “gërnaça”. E theksoi qartë: jo diaspora si e tërë, por ajo kategori e veçantë që jeton jashtë me trupin, por me mendjen e ngrirë në sharje, mllef dhe reagime të dhunshme.

Ata që nuk integrohen, që e shohin çdo debat si arsye për të sulmuar, dhe që ndonjëherë e shprehin “patriotizmin” me grusht e fjalor të rëndë. Deklarata e tij nxiti reagime të forta, madje edhe sulm fizik ndaj tij. Por sot, skena në Kuvend ia ktheu fjalën në aktualitet.

Mërgata erdhi për aktivitetin simpatik “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Një pjesë e saj, fatkeqësisht, e ktheu vizitën në përplasje me deputetët e PDK-së dhe AAK-së. Shtytje, tensione, eskalim. Jo të gjithë. Jo shumica.

Por ata që e bënë këtë, po, hyjnë pikërisht në përshkrimin që Syla dha: persona që e trajtojnë institucionin si arenë dhe jo si shtëpi të përbashkët.

Pra, formula është e thjeshtë dhe e drejtë:
Të gjithë mërgimtarët?

Jo.
Ata që sot e kaluan kufirin dhe sulmuan deputetët?

Po.

Valon Syla e tha dikur. Sot Kuvendi e tregoi vetë.

Diaspora mbetet aset i jashtëzakonshëm i Kosovës – remitanca, vota, energji, etj...Por kur një pjesë e saj e kalon kufirin e dhunës, termi “gërnaç” nuk është ofendim… është përshkrim.

Komentet