Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

22 shtete mbështesin deklaratë për kontroll njerëzor të inteligjencës artificiale

Nisma ndërkombëtare kërkon mbikëqyrje më të fortë të modeleve të avancuara dhe protokolle sigurie transparente.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një grup 22 vendeš ka nënshkruar një deklaratë ndërkombëtare që kërkon forcimin e mbikëqyrjes së modeleve më të avancuara të inteligjencës artificiale. Dokumenti, publikuar më 21 shtator gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, vendos parimin se AI duhet të mbetet nën drejtimin dhe kontrollin e njerëzve. Nisma është përparuar kryesisht nga presidenti i Finlandës Alexander Stubb dhe kryeministri i Norvegjes Jonas Gahr Støre.

22 shtete mbështesin deklaratë për kontroll njerëzor të inteligjencës artificiale
Foto: euronews.al

Deklarata pranon kontributin e AI-së në shkencë, ekonomi dhe cilësi jetese, por paralajmëron se zhvillimi i shpejtë i modeleve komplekse mund të sjellë rreziqe sigurie të rënda nëse nuk menaxhohet me kujdes. Ajo kërkon nga kompanitë të zhvillojnë protokolle të qarta sigurie, të bëjnë teste para publikimit dhe të lejojnë vlerësime të pavarura nga ekspertë të kualifikuar.

Qeveritë dhe organizatat rajonale jenë të ftuara të koordinojnë standarde dhe të shkëmbejnë informacion për incidentet serioze. Me përqendrim të veçantë është propozuar shqyrtimi i krijimit të një institucioni ndërkombëtar për mbikëqyrjen e inteligjencës artificiale.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ulpianë, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme