Zhurma Press E Diel · 20 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:33 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset një kalimtar

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri dhe një tjetër i plagosur paraditen e së dielës në qytetin e Sarandës.

Redaksia ZHURMA 11:39 1 min lexim
Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset një kalimtar
FOTO · kallxo.com Arkivi ZHURMA

SARANDË — Një ngjarje e rëndë u regjistrua paraditen e së dielës në Sarandë, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri dhe një kalimtar u plagos nga plumbat. Viktima është identidifikuar si Artan Myrtaj. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta tek ish-agjencia e vjetër e qytetit. Sipas informacioneve paraprake, autorët e dyshuar janë dy persona të cilët lëviznin me motor dhe mbanin skafandra në kokë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të atentatit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burimet: Kallxo; Epoka e Re; Bota Sot; Lajmi.net; Euronews Albania (klaster 10 outlets).

Komentet