Vlashent Sata flet për mundësinë e pjesëmarrjes në Big Brother VIP
Këngëtari dhe kompozitori ka folur për mundësinë e pjesëmarrjes në formatin e njohur televiziv.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Këngëtari dhe kompozitori Vlashent Sata ka folur së fundmi për mundësinë e pjesëmarrjes në «Big Brother VIP Albania», një format ku emri i tij është përfolur disa herë gjatë kësaj kohe. I ftuar në një studio televizive, ai është pyetur nëse ka dëshirë që të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndërkohë që është diskutuar edhe emri i tij në lidhje me këtë spektakël.
Gjatë bisedës në emision, artisti u shpreh se nuk e di nëse do të bëhej pjesë, duke shtuar se ka dëshirë që të jetë sa më pranë publikut dhe njerëzve. Duke folur më konkretisht për strukturën e lojës dhe izolimin, ai u shpreh se nuk e shef veten te formatit për shkak të natyrës së tij emocionale, duke treguar se kur ka vizituar një format të ngjashëm më parë, njerëzit aty i janë dukur sikur kanë bërë elektroshok. Për sa i përket dëshirës për të qenë pranë popullit, ai sqaroi se ndryshon puna e dëshirës për formatin nga dëshira për të qenë afër njerëzve.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse do të bënte kompromis për t'u njohur në një spektër shumë më të gjerë përmes kësaj strukture mediatike, këngëtari u përgjigj se nuk e di dhe se është kapur në flagrancë nga kjo pyetje. Ai shtoi se nuk ka marrë ndonjë ftesë zyrtare dhe nuk e di se si do të rrjedhin gjërat, duke lënë të kuptohet se nuk ka një vendim përfundimtar për këtë çështje që përmendet shpesh në media.