Vivienne Jolie prezanton artin e saj në një panajor në Los Angeles
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt u fotografua në një treg lokal duke shitur veprat e saj të artit.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Vivienne, vajza 18-vjeçare e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka tërhequr vëmendjen e publikut pasi ka prezantuar dhe shitur punimet e saj artistike në një treg lokal në Los Angeles.
E reja ka zhvilluar këtë aktivitet nën emrin artistik The Tulip Fields. Ajo ka ekspozuar dhe shitur seri kartolinash me vizatime, afishe dhe printime të ndryshme, të punuara vetë.
Çmimet e krijimeve të saj, të cilat përfshinin ilustrime si një mi gri me zemër rozë, një oktapod me peshq apo një figurë të ngjashme me personazhin ET, varionin nga 10 deri në 25 dollarë.
Gjatë këtij organizimi, ajo ka biseduar me blerësit e interesuar dhe ka arritur të shitë shumë prej punimeve të saj. Në këtë ngjarji ajo është shoqëruar nga vëllai i saj binjak, Knox, i cili ka qenë aty për ta mbështetur.
Aktiviteti vjen në një kohë kur ajo po ashtu ka tërhequr vëmendjen për vendimin e saj rreth heqjes dorë nga mbiemri i babait.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 22 shtator Vivienne Jolie prezanton artin e saj në një panajor në Los Angeles · ky artikull
- 2 nëntor Gjykata miraton kërkesën e Vivienne Jolie për heqjen e mbiemrit të Brad Pitt
- 4 nëntor Gjykata në Kaliforni miraton ndryshimin e emrit të Vivienne Jolie-Pitt
- 5 nëntor Vivienne Jolie ndan trajtimin mjekësor dhe ndryshimin e mbiemrit
- 14 nëntor Vivienne Jolie tregohet e hapur për betejën me çrregullimin e të ngrënit
- 14 nëntor Vivienne Jolie rrëfen përballjen me shëndetin mendor dhe shtrimin në spital
Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



