Zhurma Press E Shtunë · 19 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:32 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Viral & Showbiz BOTA

Vdes kompozitori dhe kantautori i njohur Duncan Sheik

Në moshën 56-vjeçare është ndarë nga jeta fituesi i çmimeve Tony dhe Grammy, i njohur për hitin “Barely Breathing”.

Redaksia ZHURMA 12:39 1 min lexim
Vdes kompozitori dhe kantautori i njohur Duncan Sheik
FOTO · Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Në moshën 56-vjeçare ka ndërruar jetë kantautori dhe kompozitori amerikan, Duncan Sheik, i njohur gjerësisht për hitin radiofonik “Barely Breathing”. Njoftimi për vdekjen e tij, e cila ndodhi në mbrëmje, u publikua në profilin e tij zyrtar në Instagram. Artisti i ndjerë ka lënë pas prindërit e tij, gruan Nora Ariffin dhe vajzën Ines.

Gjatë karrierës së tij artistike, Sheik fitoi çmime prestigjoze si Tony dhe Grammy. Ai fitoj famë të madhe në teatrin muzikal me projektin “Spring Awakening”, i cili debutoi në Broadway në vitin 2006 dhe u shfaq për më shumë se 860 herë. Kjo shfaqje u kurorëzua me tetë çmime Tony, përfshirë atë për muzikalin më të mirë, si dhe një çmim Grammy për albumin më të mirë të një muzikali.

Kënga e tij më e njohur “Barely Breathing” pati një sukses të jashtëzakonshëm duke qëndruar për 55 javë në Billboard Hot 100 dhe duke prekur pozicionin e gjashtëmbëdhjetë. Gjatë veprimtarisë së tij krijuese, ai ka bashkëpunuar me shkrimtarin Steven Sater, ndërsa më vonë dha kontributin e tij edhe në muzikalët e tjerë si “American Psycho” dhe “Alice in Wonderland”.

Burimet: Ekonomia Online; Telegrafi (klaster 2 outlets).

Komentet