Tifozët votojnë në UEFA para ndeshjes Shqipëri-Finlandë
Sondazhi i UEFA-s tregon përqindjet e votave të tifozëve pak orë para ndeshjes vendimtare të Ligës së Kombeve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në prag të përballjes mes Shqipërisë dhe Finlandës për Grupin C1 në Ligën e Kombeve, sondazhi i publikuar në faqen e internetit të UEFA-s tregon se 65% e votuesve besojnë te fitorja e kuqezinjve. Takimi zhvillohet në stadiumin «Air Albania» dhe mund të jetë përcaktues për fatin e skuadrës në këtë turne, ndonëse finlandezët triumfuan me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë. Sipas të dhënave deri tre orë para fillimit të sfidës, 27% e pjesëmarrësve në votim parashikojnë fitoren e Finlandës, kurse 8% e shohin barazimin si mundësinë më reale mes palëve.



