Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kulturë Kosova

Pse 'Teatri i Abskurtit' i artistit I Am I kritikon pushtetin e Kurtit?

Revolta artistike e I Am I tregon teatrin dhe shtetin si dy rrënoja që 'restaurohen' pa arritur të funksionalizohen, ndërsa Kurti futet në zgjedhje të njëpasnjëshme me kosto milionshe

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Pse 'Teatri i Abskurtit' i artistit I Am I kritikon pushtetin e Kurtit?
Foto: Foto: National Theater, Republic of Kosovo2 / Wikimedia Commons

PRISHTINË — Revolta artistike 'Teatri i Abskurtit – repriza e 4-tërt' e artistit I Am I tregon teatrin dhe shtetin si dy rrënoja që 'restaurohen' paralelisht pa arritur kurrë të funksionalizohen. Teatri Kombëtar vazhdon të mbetet nën skele dhe nën afate të shtyra me miliona euro shtesë, ndërsa republika futet në zgjedhje të njëpasnjëshme me kosto milionshe, duke ricikluar të njëjtën krizë si 'ritual demokratik' dhe duke e shndërruar demokracinë në një mekanizëm ritual të riciklimit të kolapsit.

Tri palë zgjedhje brenda një viti dhe një teatër në renovim prej tre mandatesh prodhojnë të njëjtën metaforë politike dhe alegori artistike, një republikë që jeton vetëm në formën e reprizës së krizës. Asgjë nuk përfundon, sepse papërfundueshmëria është bërë mekanizëm qeverisës i pushtetit të Kurtit.

Institucionet nuk funksionojnë, ato improvizojnë ekzistencën e tyre dhe 'TEATRI I ABS'KURTIT' është shfaqje e këtij cikli patologjik, ku shteti dhe teatri ngjajnë si një skenë e vetme e rrënuar që vazhdon të japë repriza të pafundme të së njëjtës dramë politike. Artist & Koncept: I Am I

*Burim: Nacionale, https://nacionale.com/politike/revolta-artistike-e-artistit-i-am-i-teatri-i-abskurtit-repriza-e-4-tert*
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →