Çfarë ndodhi pas të shtënave me armë në Gllumovë?
Policia reagoi menjëherë pas gjuajtjeve me armë zjarri në fshatin Gllumovë të Sarajit.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
SHKUP — Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Gllumovë të komunës së Sarajit. Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas informacioneve të para, policia ka reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur ta privojë nga liria personin e dyshuar për gjuajtjet me armë. Autoritetet po vazhdojnë hetimet.
Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA