Zhurma Press E Shtunë · 29 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 02:46 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës?

Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë shpjegon se projektligji parashikon mekanizma mbrojtës për familjet dhe individët me të ardhura të ulëta

Redaksia ZHURMA 06:12 Përditësuar 17:36 1 min lexim
Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës?
FOTO · Foto: Chileatpanameri00buffgoog / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Nga viti 2029 pritet të nisë zbatimin taksa e re për ndërtesat, që do të ndryshojë formulën e llogaritjes për detyrimin dhe shkallët e saj. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë shpjegon se projektligji parashikon mekanizma mbrojtës për familjet dhe individët me të ardhura të ulëta.

Projektligji synon të modernizojë tërësisht sistemin e taksimit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, duke kaluar drejt një sistemi të unifikuar, ku si ndërtesat, ashtu edhe toka, do të taksohen mbi bazën e një vlere të përafërt me vlerën e tyre të tregut.

Formula bazë e llogaritjes së taksës është e njëjtë për të gjitha pasuritë: vlera e taksueshme e pasurisë shumëzohet me shkallën e taksës së miratuar nga këshilli bashkiak për kategorinë përkatëse.

Për herë të parë, parashikohet aplikimi i një zbritje nga vlera e banesës së parë në masën 50%, e cila në çdo rast nuk mund të tejkalojë pragun maksimal të zbritjes të përcaktuar për bashkinë ku ndodhet ajo banesë.

Thënë ndryshe, një pjesë e vlerës së banesës së parë përjashtohet nga taksimi. Për banesat me vlerë të ulët dhe mesatare (deri në dyfishin e pragut të zbritjes), taksa do të llogaritet vetëm mbi gjysmën e vlerës së banesës, duke bërë që pronari apo poseduesi i saj të paguajë gjysmën e taksës që do të paguante pa këtë lehtësi.

Ndërsa për banesat me vlerë më të lartë, do të përjashtohet nga taksimi vetëm pjesa e vlerës së banesës që korrespondon me pragun e zbritjes dhe taksa llogaritet mbi pjesën e vlerës që tejkalon këtë prag.

Pragjet maksimale të zbritjes janë diferencuar sipas kategorive të bashkive, duke reflektuar ndryshimet që ekzistojnë në tregun e pasurive të paluajtshme në zona të ndryshme të vendit.

Burim: Monitor, https://monitor.al/si-do-te-llogaritet-fatura-e-re-per-taksen-e-prones-dhe-lehtesite-per-shtepite-e-para-2/
— Redaksia ZHURMA

Komentet