Sport
SHQ
Birmingham City zyrtarizon ofertën për Anis Mehmetin
Klubi anglez Birmingham City ka bërë ofertë zyrtare për Anis Mehmetin, sulmues i Kombëtares shqiptare, aktualisht te Ipswich Town.
Redaksia ZHURMA
01:24
1 min lexim
Birmingham City, që garon në kategorinë e dytë të futbollit anglez, ka dërguar ofertë zyrtare te Ipswich Town për Anis Mehmetin. Lajmi u bë i ditur të premten nga BBC. Te Birmingham City shprehen optimistë se marrëveshja për 25-vjeçarin mund të arrihet shpejt, ndërsa Ipswich Town duhet të vendosë nëse e liron apo e mban në skuadër reprezentuesin shqiptar.
Mehmeti iu bashkua Ipswich Townit në janar, pas transferimit nga Bristol City për 3 milionë euro. Ipswich Town, që u rikthye në Premier League sezonin e kaluar, tani luan në Championship. Mehmeti ka pesë ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë.