Tahiri: 6 gushti pa kuptim pa marrëveshje me VV
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës flet për datën e seancës së ardhshme
PRISHTINË — Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur në lidhje me datën që është caktuar për mbajtjen e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Tahiri u shpreh se 6 gushti do të kishte pasur kuptim nëse VV-ja do të kishte tentuar të vijë deri në një marrëveshje apo ide.
Kanë ndodhë dy takime, kanë ndodhë katër konferenca për shtyp dhe asgjë tjetër. Kuvendi dhe Kosova duhet t’i ketë institucionet e veta, tha Tahiri. Mirëpo, të pasë shtet funksional, duhet me iu nështru rregullit demokratik.
Rregulli demokratik edhe verdikti i popullit është shumë i thjeshtë: Për Qeverinë, për qeverisje i ki votat urdhëro qeverisë e ki edhe kryetarin e Kuvendit. Për kuvend nuk i ki votat, duhesh me u ulë me gjetë një figurë unifikuese, një figurë përfaqësuese dhe jo një figurë të partisë në pushtet, e cila do të funksiononte si një degë politike e Vetëvendosjes dhe jo si një institucion që do të kishte synim thelbësor ushtrimin e funksionit kushtetuese dhe unitetin e vendit, ka thënë Tahiri për Ekonomia Online.
*Burim: Gazeta Metro, https://gazetametro.net/tahiri-6-gushti-do-te-kishte-kuptim-vetem-nese-vvja-do-te-kerkonte-marreveshje/*
*— Redaksia ZHURMA*