Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Sulm me koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë

Dy persona të panjohur kanë hedhur një mjete digjëse në mes të veturave të ekspozuara dhe janë larguar me motoçikletë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një auto-sallon në Graçanicë është bërë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë orëve të para të së shtunës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, kur dy persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur mjetin shpërthyes në mes të veturave të ekspozuara brenda lokalit.

Sulm me koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë
Foto: ekonomiaonline.com

Pas hedhjes së mjetit, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me motoçikletë. Zjarri i shkaktuar është lokalizuar dhe shuar në kohë nga sigurimi i objektit, i cili ka përdorur aparatin për fikjen e zjarrit përpara se flakët të përhapeshin.

Autoritetet kompetente bëjnë të ditur se nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti po hetohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Veternik 2 Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme