Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Statuja e John Lennon në Penny Lane pritet të shitet për 100 mijë paund

Skulptura prej bronzi e John Lennon, e ekspozuar në Penny Lane të Liverpulit, do të dalë në ankand më 29 shtator.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një skulpturë prej bronzi e John Lennon, e vendosur në Penny Lane të Liverpulit, do të nxirret në ankand më 29 shtator. Vlera e saj pritet të arrijë deri në 100 mijë paund, sipas vlerësimit të shtëpisë e ankandeve Omega.

Foto: www.balkanweb.com
Foto: www.balkanweb.com

Vepra, e krijuar nga artistja e ndjerë Laura Lean, është ekspozuar pranë Kishës së Shën Barnabës që prej gushtit 2022. Ajo është në madhësi reale dhe e paraqet ish-anëtarin e Beatles të mbështetur mbi një simbol paqeje me fjalën “Imagine”.

Pas shitjes, në të njëjtin vend do të vendosët një kopje e ngjashme. Penny Lane u bë e famshme falë këngës me të njëjtin titull të Beatles, e publikuar në 1967. Në ankand do të ofrohen gjithashtu sende të tjera të lidhura me Beatles, përfshirë albume, autografe dhe fotografi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ferizaj 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme