Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 17:59 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
17:34 Pogradeci–Flamurtari dhe Besëlidhja–Besa zhvendosen në orarin e 13:3017:23 Ben Saunders, fituesi i parë i The Voice of Holland, gjendet i vdekur në liqen17:04 Ambasada e Kosovës në Hagë kërkon qetësi pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së16:53 Vëllezërit Eftimi paraqiten në SPAK për vilat në Palasë16:49 SHBA vendos sisteme në orbitë, Kina dhe Rusia kërkojnë çmilitarizimin16:44 Grenell kërkon nga Kurti zhbërjen e Gjykatës Speciale pas dënimit të Thaçit16:38 Leonora Jakupi reagon ashpër: Sot u vra liria jonë në Hagë16:33 Kallëzim penal ndaj pesë personave dhe dy kompanive për pastrim parash16:18 Mario Mitaj luan si titullar te Genoa në Kupën e Italisë16:09 SHBA-ja bën thirrje për pranimin e vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport BOTA

Spartak Moskë është pranë blerjes së Mirlind Dakut

Mirlind Daku është shpesh në faqet e para të gazetave dhe në kopertinën e lajmeve kryesore televizive apo të portaleve

Redaksia ZHURMA 12:59 Përditësuar 07:21 1 min lexim
Spartak Moskë është pranë blerjes së Mirlind Dakut
FOTO · Foto: KotaKinabalu Sabah CityMosque-00 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

MOSKOVË — Ky duket se është fati i tij. Çdo verë dhe çdo janar, Mirlind Daku është shpesh në faqet e para të gazetave dhe në kopertinën e lajmeve kryesore televizive apo të portaleve, dhe ky korrik nuk bën përjashtim.

Media nga qyteti i Kazanjit, "Biznes Onlajn", që është kryesorja në kryeqytetin e Tatarstanit ku luan Daku, shkruan se Spartak i Moskës mund t’i ketë më në fund shërbimet e sulmuesit të kombëtares shqiptare.

Sipas informacionit që jepet, ka disa klube të interesuar për yllin me origjinë nga Kosova, ndërsa llogariten edhe shanset që do të kishte skuadra moskovite për titull nëse do të merrte 28-vjeçarin.

Afati i transferimeve në Rusi është deri në 9 shtator, pra ka kohë, por trajneri i Rubinit, spanjolli Artiga, është i shqetësuar dhe kërkon qartësi sa më parë.

Në një intervistë pikërisht për "Biznes Onlajn", pasardhësi i teknikut Rahimov, deklaroi se skuadra e tij ka një kalendar të ngjeshur, me 8 ndeshje në një muaj, se ka role në të cilat nuk mund të bëjë rotacion, dhe se dëshiron ta dijë sa më shpejt se cilët lojtarë do të ketë në dispozicion për këtë sezon, e cilët mund të largohen.

Daku vlerësohet nga "transfermarkt" me 9 milionë euro si karton, një rënie prej 1 milionë eurosh në krahasim me disa muaj më parë, dhe kjo për shkak të dëmtimit që e pengoi këtë vit.

Së fundmi, një nga agjentët e njohur rusë të futbollit, Timur Gurckaja, deklaron për mediat se Rubini duhet ta transferojë shqiptarin dhe të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur nga kartoni i tij.

Burim: ABC News

— Redaksia ZHURMA

Komentet