Zhurma Press E Enjte · 27 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 04:39 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
04:31 Dolly Parton, kumbara dhe shoqe e ngushtë e Miley Cyrus04:22 Shtegu High Scardus zhvillohet si destinacion turistik ndërkufitar në Ballkanin Perëndimor04:16 Vrapimi në çfarëdo distance ul rrezikun e vdekjes së parakohshme04:13 Vladimir Muça recensionon librin “Tmerri ka emër” të Asllan Selimit04:05 PDK proteston para Qeverisë; aktivitete bujqësore dhe sportive në 27 gusht04:04 Emri i Nikë Gjeloshit përmendet në takimin e krerëve të LVV-së dhe LDK-së për president03:57 Egli Tako shpërndahet fotoje në bikini buzë detit03:47 Shtatë futbollistë shqiptarë pritet të luajnë në Ligën e Kampionëve 2026/2703:42 Bajrami kritikon Qeverinë në detyrë për vendime "territ" në mbledhje elektronike03:39 PDK njofton aktivitet para Qeverisë për nesër
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë RAJ

11 masa sigurie për këmbim valutor pa licencë në Berat

Policia sekuestroi mbi 118 mijë euro dhe 8.8 milion lekë; kush janë të implikuar?

Redaksia ZHURMA 09:14 Përditësuar 17:48 1 min lexim
11 masa sigurie për këmbim valutor pa licencë në Berat
FOTO · Ilustrim · KFOR provides emergency medic class to Kosovo Police officers (9632057) (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për ushtrimin e aktivitetit të këmbimit valutor pa licencë. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, sipas lajmit të vizionplus.tv.

Katër persona janë vendosur në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për shtatë të tjerë është caktuar “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, si dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se në 6 subjekte për transferta parash, të vendosura në Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Dimal, të cilat administroheshin dhe kishin të punësuar këta shtetas, kryhej këmbim valutor pa qenë të pajisur me licencën e nevojshme sipas ligjit. Nga kontrolllet në këto subjekte, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 8 808 000 lekë, 118 425 euro, 7 390 dollarë amerikanë, 665 paund, 110 franga zvicerane, 12 telefona celularë, 4 pajisje DVR, 2 USB dhe një laptop.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, njofton policia.

Burim: Ekonomia Online, https://ekonomiaonline.com/berat-11-masa-sigurie-per-kembim-valutor-pa-licence-sekuestrohen-mbi-118-mije-euro/ — Redaksia ZHURMA

Komentet