Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 17:03 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
16:53 Vëllezërit Eftimi paraqiten në SPAK për vilat në Palasë16:49 SHBA vendos sisteme në orbitë, Kina dhe Rusia kërkojnë çmilitarizimin16:44 Grenell kërkon nga Kurti zhbërjen e Gjykatës Speciale pas dënimit të Thaçit16:38 Leonora Jakupi reagon ashpër: Sot u vra liria jonë në Hagë16:33 Kallëzim penal ndaj pesë personave dhe dy kompanive për pastrim parash16:18 Mario Mitaj luan si titullar te Genoa në Kupën e Italisë16:09 SHBA-ja bën thirrje për pranimin e vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së15:58 Thirrje për bojkotim të EULEX-it pas vendimit të Gjykatës Speciale15:54 Bebe Rexha flet për vizitat e fëmijërisë dhe dasmat në Maqedoni15:48 Krasniqi dhe Hoti reagojnë ashpër pas vendimeve të Gjykatës Speciale
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Shqipëria ngjitet 7 vende në indeksin e paqes globale

Pse renditet Shqipëria e 36-ta ndër 163 shtete dhe çfarë e ndan nga vendet e rajonit?

Redaksia ZHURMA 14:50 1 min lexim
Shqipëria ngjitet 7 vende në indeksin e paqes globale
FOTO · Foto: Lara Jameson / Pexels Arkivi ZHURMA

TIRANË — Shqipëria renditet në vendin e 36-të nga 163 shtete në Indeksin Global të Paqes 2026, duke u ngjitur 7 pozicione krahasuar me vlerësimin e një viti më parë. Instituti për Ekonomi dhe Paqe e vlerëson vendin tonë me notën "vend paqësor me nivel të lartë".

Me këtë përmirësim, Shqipëria barazon Italinë në renditje dhe lë pas Greqinë, e cila zë vendin e 53-të.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është vendi i dytë më paqësor pas Malit të Zi, i cili kryeson rajonin në vendin e 30-të global. Kosova mbetet e pandryshuar në vendin e 54-të pa përmirësim. Ndërsa Serbia, pavarësisht se u ngjit 5 pozicione në renditje, mbetet vendi më pak paqësor i rajonit me nivel mesatar.

Në nivel global, Islanda mbetet vendi më paqësor nga të gjitha botët, ndjekur nga Zelanda e Re dhe Zvicra. Përkeqësimin më të madh e shënojnë Nepali, Çadi, Pakistani, Kongo dhe Tanzania. Rusia, Sudani dhe Kongo zënë fundin e tabelës. Ukraina, megjithë përmirësimin me 2 vende, mbetet në zonën e rrezikshmërisë së lartë për shkak të konfliktit.

Përmirësimin më të madh në 1 vit e mban Polonia, e cila është ngjitur në vendin e 22 duke kapërcyer 23 vende, pasuar nga Gaboni, Lesoto, Turqia me 8 vende dhe Ukraina me 2 vende. SHBA renditet e 134-ta në botë me nivel paqeje të ulët, në të njëjtën kategori edhe Irani në vendin e 144. Kurse Izraeli konsiderohet vend me rrezikshmëri të lartë në vendin e 159.

Për vlerësimin e nivelit të paqes, ky Institut studion trendin e të gjitha vendeve nga viti 2008 deri në vitin 2026, bazuar tek siguria, mbrojtja, stabiliteti ekonomik dhe sa ndikojnë në secilin vend konfliktet rajonale ndër vite.

Përmirësimi i Shqipërisë vjen në një moment kur vendi synon hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa raporti i miratuar sot nga Parlamenti Europian vlerëson progresin e saj.

Burim: ABC News
— Redaksia ZHURMA

Komentet