Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Shqipëria bëhet vendi i 73-të që i bashkohet Marrëveshjeve Artemis

Ministri Ferit Hoxha nënshkroi në Uashington marrëveshjen për eksplorimin paqësor të hapësirës.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Shqipëria është bërë zyrtarisht vendi i 73-të që i bashkohet Marrëveshjeve Artemis, një nismë e ndërmarrë për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e eksplorimit paqësor dhe të përgjegjshëm të hapësirës.

Shqipëria bëhet vendi i 73-të që i bashkohet Marrëveshjeve Artemis
Foto: telegrafi.com

Dokumenti u nënshkrua në selinë e NASA-s në Uashington nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, gjatë një ceremonie të organizuar për këtë qëllim.

Video · Facebook ↗

Kryediplomati shqiptar vlerësoi se ky hap i shton një dimension të rëndësishëm partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke sjellë gjithashtu mundësi të reja për të rinjtë dhe për shkencën.

Nga ana e tij, zëvendësadministratori i NASA-s, Matt Anderson, u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat datojnë prej më shumë se një shekulli, po zgjerohen edhe në fushën e re të eksplorimit hapësinor.

Nisma e udhëhequr nga NASA dhe Departamenti amerikan i Shtetit përfshin angazhimin e dhjetëra shteteve në mbarë botën për përdorimin transparent dhe të sigurt të hapësirës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme