Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Shtunë · 1 Gusht 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm KosovëPolitikë

Shkëmb Manaj: Raportet për largim të deputetëve të LDK-së janë të pavërteta

Deputeti i LDK-së thotë se secili përfaqësues përfaqëson një pjesë të anëtarësisë dhe se dallimet janë pjesë e demokracisë së brendshme

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Shkëmb Manaj: Raportet për largim të deputetëve të LDK-së janë të pavërteta
FOTO · Ilustrim · Parliament of Republic of Kosovo 2 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

PRISHTINË — Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka mohuar raportimet se kinse ka deklaruar se “gjysma e përfaqësuesve të LDK-së duhet ta lëshojnë partinë”, duke i cilësuar ato si të pavërteta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai theksoi se secili përfaqësues i LDK-së përfaqëson një pjesë të anëtarësisë së partisë dhe se dallimet në qëndrime janë pjesë e demokracisë së brendshme.

Manaj shkroi se lajmi se kinse kishte deklaruar që “Gjysma e përfaqësuesve të LDK-së duhet ta lëshojnë partinë” është i pavërtetë. “Secili përfaqësues i LDK-së përfaqëson një pjesë të anëtarësisë sonë. Është krejt normale që brenda LDK-së të kemi bindje dhe qëndrime të ndryshme për proceset e brendshme dhe për zhvillimet politike në vend. Pikërisht kjo është demokracia që e karakterizon frymën dhe shpirtin e LDK-së. Me shumicën prej tyre na lidh miqësia dhe respekti, edhe kur kemi mendime të ndryshme. Në gjithë angazhimin tim kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj që LDK-ja të jetë unike, e fortë dhe në shërbim të Republikës sonë. Ky është vizioni që duhet të na bashkojë të gjithëve”, ka shkruar ai.

Burim: Lajmi.net, https://lajmi.net/shkemb-manaj-reagon-ndaj-raportimeve-kurre-nuk-kam-thene-se-gjysma-e-deputeteve-te-ldk-se-duhet-te-largohen/

— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Kosovë →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →