Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 14:51 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
14:49 Qeveria rikthen Bordin e Transparencës pas rritjes së çmimit të naftës14:44 Batuta e Trump për çelësin e artë të Shtëpisë së Bardhë14:39 Avokatët e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit do të apelojnë vendimin14:28 Berisha dënon vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së dhe kërkon drejtësi14:24 Volejbolli ngre siparin me Kupën e Federatës për sezonin e ri14:18 Ali Ahmeti: Vendimi i Speciales është i padrejtë, beteja në Apel14:13 Aurora dhe Kushtrimi flasin pas pyetjes për shtatzëninë14:08 Bashkimi Evropian kërkon përmbajtje pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale13:58 Reagimet pas vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së13:53 Françesk Anton Santori dhe trashëgimia e letërsisë arbëreshe
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë MKD

Gjermania ndihmon Shasivarin për Kodin e ri Penal

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari zhvilloi takim pune me ambasadoren e Gjermanisë

Redaksia ZHURMA 01:56 Përditësuar 02:25 1 min lexim
Gjermania ndihmon Shasivarin për Kodin e ri Penal
FOTO · Foto: בניין יעוץ וחקיקה / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari sot realizoi takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler, në të cilin u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral në fushën e drejtësisë, sundimit të së drejtës dhe proceseve reformuese.

Në takim u vlerësua se Gjermania është një nga partnerët më të rëndësishëm të Ministrisë së Drejtësisë në fushën e ndihmës juridike ndërkombëtare dhe reformave në gjyqësor. Në procesin e përgatitjes së Kodit të ri Penal, në bashkëpunim me IRZ – Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, u përgatitën mendime profesionale nga profesorë të njohur universitarë, të cilat përfshijnë disa fusha kyçe të së drejtës bashkëkohore penale.

Shasivari dhe Dreksleri konfirmuan angazhimin e përbashkët për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, shkëmbimin e ekspertizës dhe mbështetjen e proceseve reformuese, me qëllim forcimin e sundimit të së drejtës dhe afrimin e sistemit tonë të drejtësisë me standardet evropiane.

Burim: Almakos, https://almakos.com/shasivari-thellimi-i-partneritetit-me-gjermanine-ne-zbatimin-e-reformave-ne-gjyqesor/ — Redaksia ZHURMA

Komentet