Zhurma Press E Hënë · 24 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 06:19 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
06:14 Grua vdes pasi bie në bunar në Prishtinë06:09 Ndërtimet masive në portin e Durrësit bllokojnë pamjen dhe trashëgiminë06:04 Policia vdes pas aksidenti në detyrë; reagohen Haxhiu dhe Kastrati05:55 Isabel Johansen ndjek stilin e ri të Haalandit para sezonit 2026/2705:49 Rritet numri i fëmijëve me autizëm dhe mungesa e defektologëve në Maqedoninë e Veriut05:45 Shqiptari vret dashurinë dhe vetveten në Athinë05:35 Abakarov dhe Dudaev kalojn në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare05:29 Ibrahimi: Mungesë totale bashkëpunimi me qendrin, dëmet e fatkeqësive kalojnë dhjetëra …05:25 Përleshje familjare në Mitrovicë, një person hospitalizohet05:10 Vittoria Ceretti shfaq pamje të re me parukë bionde në Instagram
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë SHQ

Pse Serbia nuk ka hapur klasterin 3 në negociatat me BE-në?

Komisioni Evropian vlerëson se Serbia është teknikisht e gatshme për hapjen e klasterit 3, por shtetet anëtare nuk kanë dhënë dritën e gjelbër vazhdimit të negociatave

Redaksia ZHURMA 16:01 Përditësuar 18:09 2 min lexim
Pse Serbia nuk ka hapur klasterin 3 në negociatat me BE-në?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

BRUKSELI — Komisioni Evropian do t’u paraqesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një rekomandim me shkrim, sipas të cilit Serbia është e gatshme për hapjen e klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit, dhe do të rekomandojë që ky grup kapitujsh të hapet gjatë muajit korrik, mëson Radio Evropa e Lirë nga burime të besueshme në Bruksel.

Rekomandimi do të jetë në rendin e ditës të takimit të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, i cili është caktuar të mbahet më 8 korrik. Serbia tashmë është përfshirë në agjendën zyrtare të këtij takimi.

Sipas burimeve të njohura me përmbajtjen e dokumentit, Komisioni Evropian do t’i vlerësojë pozitivisht ndryshimet në ligjet e diskutueshme për gjyqësorin, të miratuara nga Serbia në fund të muajit qershor. Në letrën që do t’u paraqitet ambasadorëve do të përmendet edhe emërimi i anëtarëve të Organit Rregullator për Mediat Elektronike (REM) dhe funksionalizimi i plotë i tij, reforma e kornizës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it, si dhe përparimi në harmonizimin me sanksionet dhe politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, shkalla e harmonizimit të Serbisë me masat kufizuese të BE-së është 60 për qind. Megjithatë, Serbia ende nuk është harmonizuar me sanksionet që lidhen me Rusinë, Bjellorusinë dhe Kinën. Sa i përket politikës së vizave, sipas Komisionit Evropian, Serbia ka vendosur regjim vizash për shtetasit e katër vendeve të treta, por duhet ta bëjë këtë edhe për 12 vende të tjera, në mënyrë që të harmonizohet plotësisht me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Me këtë dokument, Komisioni Evropian synon t’i bindë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ta miratojnë hapjen e klasterit 3 për Serbinë që javën e ardhshme. Komisioni Evropian ka vlerësuar që në vitin 2021 se Serbia është teknikisht e gatshme për hapjen e këtij klasteri, por, deri më tani, shtetet anëtare të BE-së nuk i kanë dhënë dritën e gjelbër vazhdimit të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Brukselit. Fillimisht, arsyeja ishte mosharmonizimi i Serbisë me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, ndërsa më vonë shqetësim u bë edhe përkeqësimi i situatës në fushën e sundimit të ligjit. Serbia nuk ka hapur asnjë grup të ri kapitujsh në negociatat e anëtarësimit që nga dhjetori i vitit 2021 dhe, ndërkohë, ka humbur statusin e liderit në procesin e integrimit evropian.

Për hapjen ose mbylljen e një klasteri, përkatësisht të kapitujve negociues, nevojitet miratimi unanim i të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Radio Evropa e Lirë raportoi javën e kaluar se mes vendeve anëtare ende nuk ka konsensus për hapjen e klasterit 3. Një numër shtetesh mbeten hezituese për shkak të dy çështjeve kryesore: mosharmonizimit të Serbisë me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe gjendjes në fushën e sundimit të ligjit.

Kjo javë konsiderohet vendimtare për hapjen e mundshme të klasterit 3, pasi javën e ardhshme do të mbahen konferenca ndërqeveritare me vendet e tjera kandidate. Pikërisht në këto konferenca hapen ose mbyllen kapitujt dhe klasterët negociues. Mali i Zi pritet që më 14 korrik të mbyllë përkohësisht dy kapituj negociues, ndërsa, në të njëjtën ditë, pritet që Ukraina dhe Moldavia të hapin nga një klaster negociues. Brenda institucioneve të Bashkimit Evropian, një pjesë e zyrtarëve vlerësojnë se ky është momenti i duhur që edhe Serbisë t’i dërgohet një sinjal inkurajues nga Brukseli, duke miratuar hapjen e klasterit 3, për të cilin Komisioni Evropian prej vitesh vlerëson se vendi është teknikisht i gatshëm.

Burim: Radio Evropa e Lirë / Ora News

Komentet