Sa nxënës do të pranojë Akademia e re e Policisë?
200 vende hapen për herë të parë prej 26 vitesh, me punë të garantuar në polici pas diplomimit.
SHKUP — Pas 26 vitesh, në shtator hapet përsëri mundësia për nxënësit e vitit të dytë të arsimit të mesëm që të aplikojnë në Akademinën e re të Policisë. Ministria e Brendshme pranon 200 studentë në Shkollën e Mesme të Policisë '7 Maji', e cila do të funksionojë në Qendrën e Trajnimit në Idrizovë.
Në këtë qendër u shkolluan 24 breza oficerësh policie nga viti 1972 deri në vitin 2000, para se të mbyllej. Nxënësit do të ndjekin mësime në lëndët profesionale dhe të përgjithshme, dhe do të jetojnë në konvikt si pjesë e Qendrës së Trajnimit.
Procesi i përzgjedhjes zhvillohet në tre faza: test për aftësitë motorike, test me shkrim për arsimin e përgjithshëm, dhe intervistë individuale me kandidatin. Ministria e Brendshme garanton një vend pune si oficer policie për të gjithë ata që diplomohen.
Konkursi është i hapur që më 3 korrik dhe zgjat 15 ditë. Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme së bashku me aplikacionin, i cili mund të shkarkohet nga thirrja publike e Ministrisë së Brendshme.
Burim: Alsat-M
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.