Zhurma Press E Hënë · 07 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 04:37 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
04:34 Serbia abstenon në votimin e OKB-së për hartën e re, duke cituar statusin e Kosovës04:28 Eva Murati shpërnda pozat me bikini nga pushimi pranë detit04:19 Arsim Berisha kryetar i ri i Guxo-s në Prizren04:14 I mituri vdes pas plagës me armë zjarri në Bellacerkë të Rahovecit04:09 Isuf B. Bajrami publikon elegjinë "Zjarri që nuk u shua kurrë"03:59 Regjistrohet viktima e tetë nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni03:54 Xhuli Nura pret lindjen e binjakëve në spital në Zvicër03:49 Polici identifikon dyshuarin për plagosjen e 26-vjeçarit në ish-Parkun e Tiranës03:44 Skandal në derbin e 180-të: minutë heshtje për Mlladiqin, dënuar për krime lufte03:40 Gjykatë egjiptiane dënon 12 persona me vdekje për trafik droge
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë KOS

Çfarë i tha Rugova gazetares franceze për shkak të shkuarjes në Beograd?

Rugova përplaset me gazetaren franceze rreth shkuarjes së tij në Beograd gjatë luftës në Kosovës

Redaksia ZHURMA 17:15 Përditësuar 16:42 1 min lexim
Çfarë i tha Rugova gazetares franceze për shkak të shkuarjes në Beograd?
FOTO · Foto: Ibrahim Rugova 2004 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Një video e rrallë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, është ndarë në rrjetet sociale, ku ai kishte dhënë një intervistë për një media franceze. Gjatë intervistës, Rugova përplaset me gazetaren franceze rreth shkuarjes së tij në Beograd gjatë luftës në Kosovës.

Pyetjes së gazetares se ‘bota ende s’e e ka kuptuar shfaqjen në televizion me Millosheviqin’, Rugova i përgjigjet duke i thënë ai ka qenë peng dhe nën presion, përcjell Gazeta Express.

‘Sepse isha peng këtu. Isha nën presion. Duhet ta kuptoni se në një situatë të tillë, nuk ishte dëshira ime. Vitin e kaluar e takova gjithashtu dhe atëherë nuk pati kritika. Por duhet ta kuptojnë një gjë, më vjen keq, që nuk kishte mjete komunikimi apo gazetarë aty.

Rugova thotë se ‘është normale’’ kur pyetet se nëse është kërcënuar me jetë, dhe shton, se ai ‘nuk ka frikë’.

‘Kjo është normale, kështu ndodh më shumë njerëz. Por unë nuk kam frikë nga kjo. Kjo është një gjë që ka kaluar’, ka thënë Rugova.

Më tej, gazetarja i kërkon sqarime, duke thënë se Rugova s’ka dhënë te tilla, për të cilat ish-presidenti përgjigjet se gazetarja duhet ‘të jetë më njerëzore’.

‘Jo, jo pse të sqarohem. Jo jo, nuk e thotë këtë populli i Kosovës. Janë disa grupe politike kosovare, kjo është propogandë sikur në Beogradë. Unë isha i burgosur, dhe ai mund të më vriste.

Duhet të jeni pak më njerëzore. Bëhej fjalë për të shpëtuar jetë njerëzish. Prandaj nuk dua të shtoj asgjë më shumë, sepse ishte një çështje e ekzistencës së Kosovës dhe e këtij populli. Dhe gjithë miqtë e mi më kuptojnë shumë mirë, ata më njohin’, ka thënë Rugova.

Burim: Lajmi.net
— Redaksia ZHURMA

Në EnciklopediIbrahim Rugova: presidenti që ndërtoi një shtet pa territorLexo zërin →
Komentet