Rreziku i dështimit të zemrës nga qëndrimi gjatë i ulur
Një hulumtim shkencor lidh qëndrimin e gjatë ulur me rrezikun e dështimit të zemrës dhe sëmundjeve të tjera.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Rezultatet e një hulumtimi të kryer në Universitetin e Teksasit dhe të botuar në revistën «Circulation» tregojnë se qëndrimi i gjatë ulur rrit rrezikun e dështimit të zemrës. Në këtë studim morën pjesë më shumë se 1.700 të anketuar, ndërsa shkencëtarët analizuan gjakun e tyre për të kuptuar pasojat e këtij zakoni.
Analizat zbuluan se personat që qëndronin ulur më shumë gjatë ditës kishin nivel më të lartë të treguesve të pashëndetshëm. Në grupin më të rrezikshëm hyjnë ata që kalojnë mesatarisht më shumë se nëntë orë në ditë në pozicionin ulur, ku përveç dëmtimit të zemrës shtohet edhe rreziku i zhvillimit të diabetit.
Hulumtimi vëren se ushtrimet fizike nuk ndihmojnë nëse vazhdohet qëndrimi ulur për shumë orë gjatë ditës. Ulja afatgjatë mund të shkaktojë dështim të zemrës, gjendje në të cilën zemra bëhet shumë e dobët dhe nuk mund të pompojë mjaftueshëm gjak në trup. Shkaqet e sakta të kësaj lidhjeje ende nuk dihen, ndaj kërkohen kërkime shtesë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



