Romee Strijd jashtë sfilatës së re të modës së Victoria's Secret
Modelja holandeze ka treguar se nuk do të marrë pjesë në shfaqjen e këtij viti.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Modelja e njohur holandeze Romee Strijd ka bërë të ditur se nuk do të performojë në sfilatën e modës së këtij viti të markës së njohur. Përmes një videoje në rrjetin social TikTok, ajo ka shprehur zhgënjimin e saj për mënyrën se si u trajtua, duke theksuar se një javë para eventit mori vesh se nuk ishte përzgjedhur me arsyetimin se nuk përshtatej në shfaqje.
Strijd kishte qenë më parë pjesë e këtyre shfaqjeve ndërmjet viteve 2014 dhe 2018. Megjithëse kishte bashkëpunuar me kompaninë për vite me radhë, asaj iu desh të merrte pjesë sërish në një kasting të zhvilluar në Nju Jork gjatë muajit shtator, pasi organizimi tani drejtohet nga një ekip krejtësisht i ri.