BOTA
Rituali i pazakontë familjar i Nicole Kidman kur zemërohet
Aktorja e njohur ka ndarë me publikun një metodë të çuditshme që përdor kur ka konflikte.
Redaksia ZHURMA
14:19
1 min lexim
Gjatë një bisede ku u diskutua rikthimi në botën e magjisë për vazhdimin e një filmi, aktorja e njohur hollivudiane ka habitur ndjekësit me detaje nga jeta e saj private. Ajo tregoi se kur ndodh të zemërohet me dikë, ndjek një praktikë familjare që përfshin shkrimin e emrit të personit në një copë letër dhe vendosjen e saj brenda në frigorifer.