Pse rriten taksat mbi duhanin në Gjermani?
Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksat mbi duhanin më shumë sesa ishte parashikuar, duke bërë që një pako cigare të kushtojë rreth 12 euro deri në vitin 2030
— BERLIN — Qeveria gjermane po të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin, një pako cigare do të kushtojë rreth 12 euro. Sipas një raport i koalicionit qeverisë, taksat e duhanit do të rriten më shumë sesa ishte planifikuar më parë. Kjo do të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit publik dhe në rritjen e të ardhurave tatimore. Çmimi i një pako me 20 cigare do të rritet gradualisht në pothuajse 12 euro deri në vitin 2030, rreth 40 cent më shumë sesa ishte planifikuar më parë. Taksat mbi duhanin për cigare të mbështjella, si dhe mbi duhanin e pipës dhe purot gjithashtu do të rriten çdo vit.
Sipas projektligjit të qeverisë gjermane, pjesa e taksave do të rritet me një cent për mililitër çdo vit. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për produktet zëvendësuese, siç janë lëngjet e cigareve elektronike.
Arsyeja për këtë ndryshim është deficiti i buxhetit federal. Burime qeveritare deklaruan se "rritja e moderuar" nuk shërben vetëm për të konsoliduar buxhetin, por edhe për të mbrojtur shëndetin publik dhe është në përputhje me qëllimin e qeverisë federale për të zvogëluar përqindjen e duhanpirësve midis të rinjve dhe të rriturve.
Në mënyrë specifike, normat më të larta të taksave duhet të sjellin të ardhura shtesë nga taksat të vlerësuara në 756 milionë euro në vitin 2027. Së bashku me rritjet graduale, këto të ardhura do të vazhdojnë të rriten në vitet e ardhshme – në mbi tre miliardë e gjysmë euro në vitin 2030.
— Burim: Gazeta Express, https://www.gazetaexpress.com/qeveria-gjermane-do-ta-rrise-ndjeshem-taksen-mbi-duhanin-nje-pako-cigare-do-te-kushtoje-rreth-12-euro/ — Redaksia ZHURMA




Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.