Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Puka dhe zonat përreth mbeten pa energji elektrike prej mbrëmjes së kaluar

Një defekt në linjën 35 kV ka lënë Pukën dhe disa zona përreth pa energji elektrike për herë të dytë brenda javës.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Qyteti i Pukës dhe disa zona përreth kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar për shkak të një defekti në linjën 35 kV Fushë-Arrëz–Pukë. Ndërprerja ka prekur gjithashtu zonat Qafë-Mali, Gjegjan dhe Rrapë, ndërsa problemi është përsëritur për herë të dytë brenda javës.

Puka dhe zonat përreth mbeten pa energji elektrike prej mbrëmjes së kaluar
Foto: panorama.com.al

Jashtë funksionit rezulton edhe linja e emergjencës Koman–Pukë, duke lënë qytetin dhe zonat përreth pa furnizim alternativ. Sipas informacioneve paraprake, shkak për defektin është bërë këputja e përcjellësve si pasojë e erës së fortë, ndërsa mbetet për t'u parë se kur do të rikthehet furnizimi normal.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Vërmicë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme