Zhurma Press E Premte · 28 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:10 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:07 Ministria e Mbrojtjes: 8 zjarre në 24 orë, pesë mbeten aktive; ndërhyrje helikopteresh03:01 Agim Ademi pjesë e takimit të UEFA-s në Monako për të ardhmen e qeverisjes së futbollit02:57 Brikena Selmani e beson kujdesin e fytyrës studio Eli’s Beauty Care në Mitrovicë02:50 Kosova në syrin e shqiponjës02:45 Stevço Jakimovski hospitalizohet urgjentisht për infeksion postoperativ në burg02:41 Dy punësuar MPB nën hetim për korruption me patente shoferi02:26 Bujar Muço rrëfen vrasjen e gruas në Greqi, poliçia heton historik dhune familjare02:15 Dinamo City eliminohet nga Pafos në vazhdime pas 4-202:06 Vdes aktori i zërit Peter Cullen, zëri i Optimus Prime dhe Eeyore01:24 Sali Lushaj përplaset me Dritan Goxhajn në protestën e 89-të
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë SHQ

Pse u kthyen protestat kundër Shqipërisë?

Avokati Idajet Beqiri thotë se protestat morën një tjetër drejtim anti-shqiptare pas ndërhyrjes së Greqisë, Serbisë dhe Iranit

Redaksia ZHURMA 00:03 Përditësuar 17:43 1 min lexim
Pse u kthyen protestat kundër Shqipërisë?
FOTO · Foto: Pixabay Arkivi ZHURMA

Avokati Idajet Beqiri tha se protesta, sipas tij, ka devijuar nga qëllimi fillestar dhe është shndërruar në një aksion që dëmton interesat e Shqipërisë.

Në emisionin "3D" nga Alban Dudushi në RTSH, Beqiri tha se protesta mori një tjetër drejtim anti-shqiptare që pas ndërhyrjes, sipas tij të Greqisë, Serbisë dhe Iranit.

"Protesta është mjet demokratik dhe kushtetues dhe ditët e para kështu e kam konceptuar edhe unë. Më pas protestën e mori lumi dhe mori anën e anti-shqiptarizmit, pasi u futën shumë të tjerë, që nga greku, serbi, për të prishur imazhin e Shqipërisë dhe që të mos investohej. Ndërhyri edhe Irani", tha Beqiri.

Sipas avokatit, ajo që po ndodh aktualisht nuk është më një protestë e zakonshme, por një sulm ndaj ekonomisë dhe procesit të integrimit të vendit. "Momentalisht ajo protestë ka marrë karakterin e një lufte kundër Shqipërisë. Jo një luftë me armë, por me rrjete sociale. Është luftë kundër ekonomisë, kundër integrimit të Shqipërisë dhe për të shkatërruar bizneset shqiptare.

Burim: Gazeta Tema, https://www.gazetatema.net/politika/aty-ka-mbetur-hamasi-i-berishes-beqiri-protesta-ka-marre-pamjen-e-nje-l-i572887

— Redaksia ZHURMA

Komentet