Protesta e 86-të mbyllet me thirrje për dorëheqje të Ramës
Qytetarët protestuan për të 86-tën ditë radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshim të drejtimit politik.
Pas fjalimeve pranë Kryeministrisë dhe marshimit në rrugët kryesore të Tiranës, protestuesit përsëritën thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të qeverisë, duke kërkuar largimin e tyre nga detyra. Mes thirrjeve u dëgjuan edhe kërkesa për arrestimin e Ramës dhe të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Protestuesit e cilësuan qëndresën e tyre si revoltë jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj klasës politike në tërësi, duke mos pranuar ndryshime të pjesshme në kabinet dhe duke kërkuar ndryshim të drejtimit politik të vendit. Thirrjet "Nesër më shumë" dhe "Bashkohuni me ne" u shoqëruan me premtimin për vazhdimin e protestave.