Promovohet romani i Sali Bashotës në Librarinë Ulqini
Në Librarinë “Ulqini” u promovua romani “Rikthimi i Servantesit në Ulqin” i shkrimtarit Sali Bashota.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në Librarinë “Ulqini” u promovua romani “Rikthimi i Servantesit në Ulqin” i shkrimtarit dhe profesorit universitar Sali Bashota. Veprimtaria u organizua nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Librarinë “Ulqini”, në kuadër të projektit “Trashëgimia gjuhësore-letrare si pasuri e një qyteti”, i mbështetur nga Komuna.