← Kosovë
Live · Kosovë · 23:49 · 10 Korrik 2026

Pse rikthehet 'Prizren Rock n Blues Fest'?

Festivali do të sjellë një koncept të veçantë artistik duke bashkuar legjendat botërore të rock-ut me emrat më të njohur shqiptarë të muzikës rock të viteve '80, më 3, 4 dhe 5 korrik

— Prizreni do të mirëpresë edhe këtë verë edicionin e katërt të festivalit 'Prizren Rock n Blues Fest', i cili do të mbahet më 3, 4 dhe 5 korrik, me premtimin për një program më të madh dhe plot befasi për publikun. Organizatorët kanë bërë të ditur se festivali i sivjetmë do të sjellë një koncept të veçantë artistik, duke bashkuar legjendat botërore të rock-ut me emrat më të njohur shqiptarë të muzikës rock të viteve '80.

Ky festival sivjet do të ngërthejë dy dimensione. Do të jetë një tribut i veçantë për legjendat botërore të rockut dhe do të ngjisë në skenë gjigantët shqiptarë të muzikës së viteve 80-të. Emrat do ti sjellim shumë shpejt për publikun, deklaroi Hekuran Gashi, drejtor i Prizren Rock n Blues Fest.

Sipas tij, edicioni i këtij viti do të organizohet me dy skena gjigante, në tre mbrëmje të cilat do ta konfirmojnë edhe një herë Prizrenin si kryeqendër e rock n roll-it shqiptarë. Festivali pritet të mbledhë artistë, adhurues të muzikës rock dhe vizitorë nga vende të ndryshme të rajonit.

Burim: Nacionale, Nacionale
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën