Pritjet 20-minutëshe në kufi, Merdarë dhe Dheu i Bardhë më të ngarkuara
Deri në 40 minuta në dalje, regjistruar në Merdarë
PRISHTINË — Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pritjet më të gjata në pikat kufitare të Kosovës janë regjistruar në Merdarë, ku qytetarët po presin 15 deri në 20 minuta në hyrje dhe 30 deri në 40 minuta në dalje.
Pas Merdarës, pritje më të gjata ka edhe në Dheu i Bardhë, ku automjetet presin deri në 30 minuta në hyrje dhe 15 minuta në dalje. Në këtë pikë janë regjistruar edhe kolonat e vetme, me gjatësi deri në 200 metra në hyrje dhe 100 metra në dalje.
Ndërkaq, në Jarinjë, pritjet në hyrje zgjasin 20 deri në 30 minuta, ndërsa në dalje 5 deri në 10 minuta. Në të gjitha pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht, me pritje prej 2 deri në 5 minutash dhe pa kolona.
Burim: Sinjali, https://sinjali.com/merdara-me-pritjet-me-te-gjata-deri-ne-40-minuta-ne-dalje/
— Redaksia ZHURMA